Lionel Messi ‘zemërgjerë’, u bën nga një dhuratë të gjithë lojtarëve të Inter Miamit

DeAndre Yedlin, anësori i Inter Miamit, u shfaq në zonën e intervistave të shpejta, pas fitores mëngjesin e sotëm kundër Atlanta United (4-0) me kufje nga Beats, të personalizuara me ngjyrat e klubit të Amerikës së Veriut.

I pyetur për aksesorin, lojtari përfundoi duke bërë një zbulim befasues, duke thënë se ishte leo Messi, ai i cili u ofroi të njëjtën gjë… të gjithë skuadrës.

“Messi dhuroi kufje për të gjithë lojtarët e ekipit! Nuk e di nëse i bleu, por ua dha të gjithëve pas ndeshjes së parë”,- zbuloi amerikani, në një moment që la të habitur të gjithë të pranishmit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share