Një djalë 17-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në Strumicë në mes të një motoçiklete “Jamaha” dhe një veture “BMW”.
“Mbrëmë në orën 23:50 në SPB Strumicë është raportuar se në bulevardin ‘Goce Dellçev’ në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete ‘Jamaha’ me targa të Strumicës, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Gradashorc, i Strumicës dhe një veture ‘BMW’ me targa bullgare, e drejtuar nga Gj.D. (25) nga fshati Bosilovë, i Strumicës”, informojnë nga SPB Strumicë.
Nga lëndimet e mara, siç është bërë e ditur në kumtesë, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë një bashkëudhëtar 17-vjeçar në motoçilkletë, ndërsa mjeku i Ndihmës Mjekësore Emergjente në Strumicë ka konstatuar vdekjen. Përderisa, lëndime të rënda trupore ka marrë motoçiklisti, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strumicë.
Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë dhe ekipi mbikëqyrës nga Stacioni Policor Strumicë.