Alternativa përmes një kumtese ka akuzuar Drejtorinë e udhëheqjes së Librave Amë dhe sektorin e MPB-së se po maltreton mërgimtarët me realizim e kërkesave të tyre nëpër këto institucione, përcjellë Klan M.
”Deri te Alternativa kanë arritur informacione se në Drejtorinë e Udhëheqjes së Librave Amë dhe sektorin e MPB së për dokumentacione po ndodh një maltretim dhe poshtërim i mërgimtarëve gjatë realizimit të kërkesave në këto institucione. Kjo është arsyeja që të apelojmë te këto institucione shtetërore që ta kryejnë punën profesionalisht dhe të mos i maltretojnë mërgimtarët, të cilët drejtohen aty për shërbimet e nevojshme. Këtu rikujtojmë se mërgimtarët janë faktor shumë i rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë dhe ata meritojnë trajtim dhe respekt të veçantë për kontributin e tyre në vendlindje. Ata kanë ardhur t’i kalojnë pushimet në vendlindje me të afërmit e tyre dhe prandaj shteti duhet të ketë qasje respektuese ndaj tyre” – thuhet në kumtesën e Alternativës.