Ministri rus i Mbrojtjes dhe Kim Jong Un shijojnë paradën ushtarake në Korenë e Veriut

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka qenë për vizitë në Korenë e Veriut.

Ai ishte në mesin e zyrtarëve rusë të fotografuar duke qëndruar krah për krah me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, teksa ata shikonin raketat e tij më të reja me aftësi bërthamore dhe dronët sulmues në një paradë ushtarake në kryeqytetin, Phenian, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Vizita e Shoigut ishte e para nga zyrtari më i lartë i mbrojtjes i Moskës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Shfaqja e tyre në ngjarje me raketat e Koresë së Veriut me aftësi bërthamore – të ndaluara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me mbështetjen kineze dhe ruse – ishte në kontrast me vitet e mëparshme, kur Pekini dhe Moska kërkuan të distancoheshin nga armët bërthamore të fqinjit të tyre dhe zhvillimi i raketave balistike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share