Në mëngjesin e sotëm rreth orës katër është sulmuar autobusi me tifozë nga Kroacia, të cilët ishin duke udhëtuar nga Prishtina, pas ndeshjes që pati ekipi i tyre Rijeka me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Ligën e Konferencës.
Ndeshja është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes, ku skuadra kroate fitoi me rezultat 1-0, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 50 tifozë udhëtuan nga Kroacia në Prishtinë, ku pas përfundimit të takimit ata janë kthyer përmes Serbisë nën shoqërimin e policisë.
Sipas mediave kroate, ishin tifozët e Crvena Zvezdas që e sulmuan autobusin, duke e bllokuar autostradën Nish-Beograd me disa vetura.
Sipas raportimeve, është lënduar shoferi i autobusit, teksa lëndime nga ana e tifozëve nuk ka.