Një konflikt mes vëllezërve ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
44-vjeçari, Denis Harizi ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij 50-vjeçarin Agim Harizi, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
Pas kreu aktin kriminal, 44-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al