Biden njofton masa për përballimin e të nxehtit ekstem në SHBA

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka njoftuar masa për luftimin e efekteve të të nxehtit ekstem.

Në një konferencë për mediat, Presidenti Biden njoftoi masa për të forcuar rregullat e sigurisë të lidhura me nxehtësinë për punëtorët – veçanërisht fermerët, punëtorët e ndërtimit dhe të tjerët që punojnë jashtë.

“Unë nuk mendoj se askush mund të mohojë më ndikimin e ndryshimeve klimatike,” tha Presidenti Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Do të ketë gjithashtu fonde shtesë për shërbimin e parashikimit të motit, si dhe përpjekje për të zgjeruar kapacitetin e ruajtjes së ujit në shtetet perëndimore dhe për t’i bërë ndërtesat më rezistente ndaj nxehtësisë.

Nivelet e larta të lagështisë do të rrisin indekset e nxehtësisë në Uashington, DC dhe Neë York City, ku temperaturat pritet të jenë përkatësisht 41 gradë Celsisus./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share