Situata e rëndë e zjarreve në Greqi ka sjellë shpërthime të vazhdueshme në depot e municioneve të Forcave Ajrore në Nea Aghialo. Këto depo ndodhen rreth 4 milije në veri të fushës ajrore “111 th Fighter Wing”.
Zyrtarët e Shtabit Ajror thanë se personeli që shërbente në depon e municioneve kishte arritur që të evakuuohej në kohë pa sjellë dëme në njerëz.
Media greke “Protothema” raporton se këto depo janë ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.
Sipas informacioneve të Autoritetit Portual Qendror të Volos është organizuar një operacion evakuimi nga vendbanimet bregdetare me gomone të ekipit grek të shpëtimit si dhe ato private për të përcaktuar nëse ka persona që nuk kanë arritur të largohen nga zona për shkak të zjarreve që kanë mbërthyer vendin.
Qëllimi është të arrihet një transferim i sigurt i popullsisë që është strehuar në brigje për t’i shpëtuar frontit të zjarrit që po i afrohet zonave të banuara. Njëkohësisht është kërkuar ndihma e autobusëve të qytetit për lëvizjen në zona të sigurta./tvklan.al