Kundërofensiva ukrainase në kulmin e saj?

New York Times: Ka rritur nivelin më të lartë të vrullit në jug

Edhe pse ka javë që ka nisur, kundërofenisva ukrainase për spastrimin e territorit nga pushtuesit rusë mendohet të ketë arritur tani në kulmin e saj.

Luftimet janë intensifikuar në rajonet lindore, ndërsa presidenti Volodimir Zelenski tha se një prej qëllimeve kryesore është ripërfshirja e Krimesë në kontrollin e plotë të Ukrainës.

Ndërkaq, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu kreu një vizitë të pazakontë në Penian, ku u takua me diktatorin komunist Kim Jong Un. Gjatë vizitës që për qëllim ka thellimin e bashkëpunimit, Kim Jong Un i tregoi Shoigut edhe arsenalin e armëve të ndaluara bërthamore të Koresë së Veriut.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share