Rita Ora rrëfen sakrificat e familjes gjatë emigrimit

Këngëtarja ka folur edhe për albumin e ri muzikor “You & I” që shpreson se fansat do ta pëlqejnë

Rita Ora ishte e ftuar në podcastin “Dairy of a CEO” të Steven Bartlett, ku ajo foli për albumin e ri muzikor por edhe për fillimet e karrierës. Këngëtarja me famë botërore rrëfyeu se ajo dhe familja e saj u shpërngulën në Angli në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 1 vjeç për shkak të luftës në Kosovë.

Ajo foli edhe për marrëdhënien brenda familjes gjatë kohës kur familja e saj nisi një jetë të re në Britaninë e Madhe.

Motra ime, më ndihmonte me detyrat e shtëpisë dhe gjëra të tjera, sepse prindërit tanë nuk dinin të flisnin anglisht. Mbaj mend që ajo e kishte më të vështirë pasi ishte vajza më e madhe.”

Teksa zbuloi disa detaje të tjera për karrierën e saj, këngëtarja shtoi se albumi i ri “You & I” lidhet  shumë me të si person dhe shpreson që fansat do ta njohin më shumë atë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share