Në seancë e sotme, kuvendi vazhdoi debatin për Propozimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujërave dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Maqedonisë. Marko Bislimoski, kreu aktual i këtij organi u zgjodh edhe për një mandat në krye të Komisonit rregullator, ndërsa për anëtarë të tjerë u zgjodhën Aleksandar Çebotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema. Deputetët e opozitës u shprehën të pakënaqur me kandidatët e propozuar për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Rregullator pasi sipas tyre, shkelet përfaqësimi i drejtë në Komision. Mandati i kryetarit të KRRE-së zgjat pesë vjet./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Rritet numri i pacientëve me grip – javën tjetër arrihet kulmi!
NË RRITJE EDHE RASTET ME COVID Në Klinikën Infektive në Shkup, nga COVID-19, ditë më parë ka ndërruar…
27.01.24 13:58
Xhaferi: Jemi para dyerve të BE-së dhe nuk lejojmë kthim prapa
Kryeparlamentari i RMV-së, Talat XHaferi në emisionin Klan Debat deklaroi se ka tentativa kundër BE-së por ne nuk…
19.09.22 20:44
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot paradite në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira të ulëta apo mjegull, ndërsa…
09.11.23 08:37