Pacientja në mesnatë e lënë në parkingun e Qendrës klinike

GOLGOTA 12 ORËSH E FAMILJES XHAFERI PËR TË MARRË TRAJTIMIN E DUHUR MJEKËSOR

Prej në orët e mëngjesit nëpër spitale. Prej njërës klinikë në klinikën tjetër. 63 vjeçarja Nurije Xhaferi, pasi askush nuk ia kishte dhënë ndihmën mjekësore të duhur, e kishte zënë gjumi duke pritur në parkingun e Qendrës klinike “Nënë Tereza”.

-Prej mëngjesit jemi këtu në spital deri ora tash sa është, një punë nuk e kemi kryer. Kemi qenë në gastro, në infektiv, te kjo këtu në hematologji. Ato na qojnë poshtë, këta bisedojnë me gastron, u thonë se duhesh me pranu këtë njeri atje. Ato na udhëzojnë këtu. Tash kjo përsëri në gastro.

Prej në 15:30?

-Prej në mëngjes, tha Minir Xhaferi.

Në ndërkohë pacienten e ka zënë gjumi në rrugë. Erdha në mëngjes, nuk e pranoi askush se gruaja e hupi vetë dijen. E qova shpejt te 8 shtatori. Faleminderit atyre që e pranuan dhe u qua në këmbë. Edhe ata më udhëzuan që të vijë sërish këtu, te gastroja edhe tash e shihni hala jam këtu. Së bashku me Minirin, bashkëshorten e tij e dërguam në gastro. E në çfarë karroce bëhej transporti, shihet edhe nga pamjet.

Pas disa përpjekjeve, më në fund gruaja 63 vjeçare u pranua në spital, në repartin intensiv, por stafi i gastros insistonte se është duke e pranuar vetëm sa mos ta lënë në rrugë sepse ajo duhet të hospitalizohet në Klinikën infektive. Sipas informatave që i siguroi TV KLAN, rezultati për hepatit ka dalë negativ e rezultatet thonë se nuk ka në zhvillim edhe ndonjë sëmundje tjetër infektive. Klan kontaktoi sot edhe me familjen, të cilët na thanë se për pacienten po kujdesën mirë dhe se është në gjendje stabile./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share