Prej muajsh, qytetarët kanë protestuar kundër reformës të cilën qeveria e sheh të nevojshme
Parlamenti në Izrael ka miratuar projektligjin për reformën gjyqësore të kryeministrit Benjamin Netanjahu. Projektligji u miratua me një votim 64-0, pasi ligjvënësit e opozitës braktisën sallën e parlamentit në shenjë proteste. Pavarësisht se së fundmi, ju nënshtrua një procedure në zemër, kryeministri Netanjahu ishte i pranishëm në seancë për të mbështetur reformën e ndërmarrë nga qeveria e tij.
Reforma në sistemin gjyqësor në Izrael ka ngjalluar reagime të forta në një pjesë të mirë shoqërisë izraelite, ku mijëra qytetarë prej muajsh kanë protestuar në shumë qytete të vendit. Qeveria e Netanjahu argumenton se ndryshimet në pushtetin e Gjykatës së Lartë janë të nevojshme pasi ajo bën ndërhyrje të shumta në politikën e vendit, por kritikët thonë se projektligji krijon mundësinë për abuzim me pushtetin. Përmes kësaj reforme, kufizohet pushteti i Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimet e kabinetit dhe ministrave.
Ndryshimet e propozuara gjyqësore nga qeveria e Netanjahu, përpos kufizimeve për Gjykatën e Lartë kërkojnë gjithashtu ndryshime gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e kompetencave të gjyqësorit e deri te ndryshimi i mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve.
Klan News