Mali i Zi, arrestohet ish-këshilltari i presidentëve

Veselin Veljoviç, ish-drejtori i Policisë akuzohet për kontrabandë

Në bashkëpunim me Europool, policia e Malit të Zi arrestoi ish-drejtorin e Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç, së bashku me Mujo Nikoçeviç, i njohur si pjesëtar i klanit “Shkaljar”.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për krijimin e organizate kriminale dhe kontrabandë. Për ish-drejtorin e Policisë së Malit të ZI rëndon edhe akuzat e shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa dy shtetas të tjerë Aleksandër dhe Nikolla Mrkiç janë shpallur në kërkim.

Veljoviç ka mbajtur disa mandate postin e drejtorit të Policisë së Malit të Zi. Ai ka qenë më parë edhe këshilltar për Sigurinë i dy presidentëve Filip Vujanoviç dhe Milo Gjukanoviç deri në Maj të këtij viti.

Aksioni i policisë është përshëndetur edhe nga kryeministri Dritan Abazoviç, i cili e shkarkoi Vejloviç si drejtor të policisë. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se po ndihet dora e drejtësisë më në fund për të çliruar Malin e Zi nga krimi i organizuar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share