Breshëri shkatërron të mbjellat në Studeniçan, mbetën pa shalqir e pjepër

SADIKI: QEVERIA DHE MINISTRIA E BUJQËSISË TË DALIN NË TERREN T’U NDIHMOJNË BANORËVE

Mbollën shalqir, pjepër dhe speca por breshëri u shkatërroi gjithçka.  Këto dëshmojnë për stuhinë që kaploi vendin. Era e fortë dhe breshëri shkaktuan dëme materiale në disa komuna në vend.

Me shumë dëme ka në disa fshatra në rrethinën e Shkupit, breshëri ka dëmtuar prodhimet bujqësore në Studeniçan, Moranë dhe Batincë. Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki kërkon nga Qeveria të formojë komision që t’i dëmshpërblejë banorët.

“Komuna e Studeniçanit është drejtuar me kërkesë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, te Ministria e Bujqësisë që tu dalin në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga kjo fatëkeqësi natyrore. Kërkojmë gjithashtu që Ministria e Bujqësisë të dërgon përfaqësuesë që bashkë me komisionin e formuar nga komuna jonë të dalin në teren për të konstatuar dëmet” – shkruan Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit.

Vetura të dëmtuara, çati të prishura, shtypa të rëna këto janë vetëm një pjesë e paraqitjeve të qytetarëve në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Drejtori i kësaj qendre Stojançe Angellov thotë se stuhia ka qenë e rrëzikshme por që fatmirsisht nuk ka qytetar të lënduar.

“Nga moti i ligë u kapluan një pjesë e Shkupit, Kumanova, Kratovë, Staro Nagoriçan, Probishtip, Karbincë dhe Strumicë. Në të gjitha këto vende ka dëme që i kanë paraqitur qytetarët në numrin 112. Në territorin e Shkupit deri më tani kemi pasur mbi 60 paraqitje të cilët kryesisht kanë të bëjnë për dru të rënë të cilët kanë shkaktuar dëme disa veturave. Ka shtylla të rënë me çka disa banorë kanë mbetur pa rrymë, disa çati të rënë. Stuhia ka qenë e rrezikishme por për fat të mirë nuk kemi asnjë qytetar të lënduar” – tha Stojançe Angelov.

Edhe rajonin e ka kapluar stuhia e fortë e cila ka shkattuar dëme të mëdha materiale por edhe humbje njerëzish. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu

Nxënësit jashta, policët dhe ekipet e anti-terrorit në shkolla (VIDEO)

Në tetë shkolla të mesme edhe sot po bëhen kontrolle nga ekipete anti-terrorit dhe nga policia, në email adresat e tetë shkollavetë mesme ka arritur mesazh kërcënues se brenda në shkollë ka bombë. E për këtë gjë nxënësit kanë qenë menjëherë tëevakuuar. “Edhe sot alarm për bombë në tetë shkolla të mesme të Shkupit.…
Më tepër
Total
0
Share