Shuhet “Grupi i Zjarrit”, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta në mbledhjen e BDI-së në Tetovë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Izet Mexhiti u shkarkua nga pozita e nënkryetarit, ndërsa në vend të tij është caktuar Bujar Osmani.

Poashtu, nga detyrat e tyre janë liruar edhe Visar Ganiu dhe Saranda Imeri.

Ndërkohë, pozita e sekretarit organizativ që e mban Blerim Bexheti, nuk është prekur.

Siç shihet edhe në fotografi Bexheti dhe Bejta morë pjesë në mbledhje dhe duket se “Grupi i Zjarrit” nuk është më.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share