Digjet vetura e tipit “Audi” në rrugën “Strumiçka” në Çair

Grubi: Vetura e djegur e shokut tim, u bë për shkak të profesionit tim

Në vendngjarje pastrohëshin mbetjet e veturës së djegur..

Në orën 3:30 të mëngjesit, në rrugën Strumiçka në Çair, nga persona të pa njohur i është vënë flaka veturës së tipit Audi.  Nga MPB njoftuan se vetura e djegur e tipit “Audi” është në pronësi të shtetasit B.L. 35 vjeçar nga Shkupi.

“Në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Strumiçka” ka shpërthyer zjarr në automjetin e udhëtimit “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi të B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thonë nga MPB.

Fillimisht u raportua se vetura e djegur ishte e zv kryministrit Artan Grubi por vetë Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook tha se vetura e djegur është e shokut të tij dhe se gjithë ngjarje ka ndodhur për shkak të profesionit të tij.

I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim. I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim. Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëveshkroi zv kryeministrit Gurbi në rrjetin e tij social Facebook./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share