LSDM: I dhamë fund borxheve robëruese nga kreditë e shpejta

Akuza ndaj VMRO-së dhe Levicës për mosmbështetje

LSDM ka akuzuar sot deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të Levicës sepse sipas tyre, nuk kanë votuar për heqjen e kamatave dhe shpenzimeve për kreditë e shpejta. Sipas deputetes së LSDM-së, Lidija Tasevska, VMRO ka treguar fytyrën e saj të vërtetë të papërgjegjshmërisë dhe destruktivitetit.

“Deputetët e DPMNE-së së bashku me deputetët e Levicës nuk i kanë përkrahur ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, Ligjin për përmbarim dhe ligjin për shoqëritë financiare. Me këto ndryshime i dhamë fund borxhit robërues dhe pasurimit të individëve dhe grupeve në kurrizin e qytetarëve. Tash e tutje, interesi nuk do të lejohet të kalojë shumën e borxhit kryesor, kostot e të ashtuquajturës kredi të shpejtë nuk do të lejohen të jenë më të larta se 60 për qind e shumës së kredisë dhe ne e kemi ulur parashkrimin nga 10 në 5 vjet”, deklaroi Lidija tasevska, deputete e LSDM-së.

Votimi i këtyre ligjeve, sipas Tasevskës së LSDM-së, është në interes të qytetarëve të cilët prej kohësh kanë kërkuar rregullimin e kësaj çështjeje dhe janë në drejtim të mbrojtjes së standardit të tyre ekonomik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share