SHBA konfirmon: Wagner nuk është duke luftuar në Ukrainë

Këshilltari për Siguri i ShBA-së, Jake Sullivan ka thënë se forcat e grupit mercenar “Wagner” nuk janë të përfshira aktualisht në luftën në Ukrainë.

Ky konfirmimin nga Amerika vjen pas që shefi i këtij grupi Yevgeniy Progozhin tha po të njëjtën dhe se janë fokusuar në Afrikë.

Luftëtarët e “Wagner” kanë luajtur rol kyç në operacionet ruse në Ukrainë, por që u tërhoqën pas dështimit në një kryengritje në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Grupi mercenar rus ka qenë aktiv në disa vende afrikane, përfshirë Malin dhe Republikën Qendrore në Afrikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share