Në verë padyshim fytyrës tonë i duhet pushim dhe çlirim nga grimi. Prandaj dhe trendi i këtij sezoni është ‘grimi i padukshëm’, i cili nxjerr në pah tiparet tona pa e rënduar lëkurën.
Është ideal si për mëngjes, ashtu edhe për mbrëmje dhe aplikohet mjaft kollaj.
-Kujdesuni për lëkurën!
-Mos harroni kremrat kundër rrezeve të dëmshme të diellit
Në mëngjes, aplikoni produkte për kujdesin e lëkurës me SPF për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit. Përdorni një korrektor kremoz për të mbuluar njollat, skuqjet ose rrathët e errët. Lyejeni një sasi të vogël korrektori me gisht ose furçë dhe përzieni butësisht në lëkurë. Qëllimi i trendit është të nxjerrë në pah bukurinë tuaj natyrale, jo lëkurën e përsosur.
-Thuajuni “po” produkteve kremoze
Mund të skuqni disi mollëzat tuaja dhe të vendosni pak shkëlqim te hunda. Shmangni përdorimin e produkteve pudër dhe thuajini “lamtumirë” rimelit apo buzëkuqit.
Për buzët nuk ju nevojitet asgjë më shumë se një vaj hidratues ose balsam buzësh në nuancë të lehtë./tvklan.al