I nderuari sponsor i përgjithshëm i KF Shkëndija, Kompania Ecolog,të nderuar simpatizues të simbolit të futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm .
“Që nga themelimi i saj klubi i futbollit Shkëndija, ka kaluar në periudha të vështira, duke u ballafaquar me sfida të shumta, si nga organet e FFM-së, me padrejtësi institucionale, pengesa të shumta siç ishin dënime drakonike, largime nga sistemi i garave dhe shumë e shumë pengesa tjera të cilat i ka kaluar me vështirësi të mëdha por kur nuk është dorëzuar .
Me hyrjen e kompanisë Ecolog për këtë skuadër nisi një epokë e re pasi ishte shpresa reale që simboli i futbollit shqiptar të ngrihet aty ku e ka vendin dhe të harrohen ato përjetimet e vështira ndër vite. Dhe nuk u zhgënjyen pasi Shkëndija vite me radhë përfaqëson me dinjitet vendin dhe kombin në garat ndërkombëtare.
Falënderojmë Kompaninë Ecolog, për sukseset e ekipit kuqezi jo vetëm në futbollin vendor, mbarëkombëtar por edhe në garat që organizohen nga UEFA, si Liga e Kampionëve, Evropa Liga dhe Conferenc Liga.
Të nderuar REAGIMIN tim e shkruaj duke u zhgënjyer nga eliminimi që nga raundi i parë nga UEFA Conferenc League nga skuadra e Uellsit, Haverfordwest një skuadër amatore dhe pa asnjë përvojë evropiane.
Më lejoni të bëjë vetëm një pyetje “Vallë mos ka faj sponsori Kompania Ecolog?
Jo, jo Kompanisë Ecolog, faleminderit sa malet e Sharrit, sepse me ndarjen e buxheteve vjetore me milionëshe euro dhe përcaktimit të udhëheqësve të klubit duke menduar në sinqeritetin e tyre, si dhe duke publikuar lajmin bombastik prë fillimin e rinovimit të stadiumit të qytetit të Tetovës me të gjitha standardet që kërkohen për zhvillimin e ndeshjeve Evropiane. Çka tjetër duhet të bëjë një sponsor?
KF Shkëndija me buxhetet e deritanishme vjetore ekipi shumë herët duheshe të shijonte garat në fazat e grupeve.
Vallë a kemi sinqeritet tek udhëheqësit por edhe tek stafet teknike deri më tani në këtë ekip më të adhuruar ndër shqiptarë. .
JO. KF Shkëndijën këta njerëz e kanë shkatërruar, e shohin vetëm në syrin e përfitimeve të Eurove dhe duke bërë manipulime, përfitime, shantazhe , shit-blerja e futbollistëve me cilësi jo adekuate, pra në mënyrë jo profesionale por me çmime të larta dhe të dyshimta.
Unë mendoj që tani është momenti për të reaguar personat kompetent pasi tani është moment për të ndaluar avazet e vjetra dhe të mos vazhdohet më tej.
I nderuari sponsor i përgjithshëm I KF Shkëndija, Kompania Ecolog, ju drejtohem me emrin tim personal Rexhep Bexheti, nënkryetar i pare shqiptarë i FFM-së, kryetar i pare shqiptar i Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës dhe ish kryetar i KF Shkëndija. Gjithashtu ju drejtohem edhe në emër të që simpatizuesve që janë po me të njëjtin mendim për reagimin në fjalë. Të bëni ndryshime rrënjësore në resurset drejtuese dhe teknike dhe at sa më pare para se të fillon sezoni I ri 2023/2024 dhe të emërohen kuadër të ri dhe autoritativ në rrethin më të gjerë. Buxhetin që ju e ndani për Shkëndijën, vetëm me ndryshime rrënjësore do të sjellë frytin e dëshiruar, duke e parë Shkëndijën në fazën e grupeve të kompeticioneve Evropiane”, reagoi Rexhep Bexheti, nënkryetar i parë shqiptar në FFM.
/KlanMacedonia