Prishet objekti shëndetësor në Studeniçan – reagon VMRO: LSDM dhe BDI ta zbardhin rastin!

VMRO-DPMNE përmes një reagimi për media ka njoftuar se një objekt shëndetësor në Studeniçan është prishur me eskavator mëngjesin e sotëm, përcjell KlanM. Nga partia e Mickoskit e dënuan aktin dhe kërkojnë përgjegjësi.

“Në orët e hershme të mëngjesit të dotëm ështy prishur objekti shëndetësor në Studeniçan. Objekti është nën Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Raste të tilla janë të palejueshme. Kërkojmë nga autoritetet menjëherë ta zbardhin rastin. Kërkojmy që qeveria e LSDM-së dhe BDI-së të reagojë menjëherë dhe rasti të zbardhet”, thuhet në reagimin e Komisionit për Shëndetësi në VMRO./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share