Tre muaj pa terapi dhe shirit për matjen e sheqerit, diabetikët me protestë para MSH-së

MEXHITI: MË VJEN KEQ POR GABIMI ËSHTË TE MENAXHMENTI I MËPARSHËM

Personat diabtik për 3 muaj me rradhë nuk arrijnë të marrin terapinë e plotë për shkak të mungesës shiritit. Ministri i Shëndetësisë fajin për këtë mungesë e hodhi tek menaxhmenti i mëparshëm, ndërsa premtoi zgjidhje në afat të shpejt.

Shkoi për të marrë shirit për matjen e sheqerit por nuk gjeti në barnatoren e insulinës në Bit Pazar. Sabri Ahmeti thotë që 3 muaj me rradhë po paguan terapinë privatisht. E përveç shiritave ai nuk mund të merr as terapinë që merr gruaja e tij 70 vjeçare e cila 20 vite po lufton me këtë sëmundje.

“Shirit nuk ka dy-tre muaj. As gjilpëra nuk ka. Sigurisht i kanë mësuar nga MSH se nuk ka tender. Ministria nuk funskionon. Shkova u ankova në MSH, gruas time nuk i dalin shiritat për një muaj, më thanë të shkoj të premten, shkova më thanë çfarë kërkon nuk ka fare. Unë u thash se më thatë që të vi, ai më tha nuk ka lidhje çfarë kam thënë nuk ka” – tha Sabri Ahmeti, qytetar.

Sindikata e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë u takua me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe u dakordua se do të sigurohen senzorë për fëmijët të sëmurë me diabet por gjithsesi në ora 19 do të mbledhen para MSH-së për të siguruar se këtë herë nuk premtimet nuk do të mbesin vetëm fjale por do të realizohen.

“Qëllimi i protestës është që t’i marrim terapinë e duhur për anti-diabet. Kërkojmë senzorë për 700 fëmijë të prekur nga diabeti dhe të gjithë të sëmurët nga diabeti i tipit1. Kërkojmë zgjidhje sistematike për sigurimin me pompa, komplete pompash, sensorë, glukometra dhe terapi” – deklaroi Dimçe Vellev.

E ministri i Shëndetësisë u premtoi pacientëve se nuk do të mbesin pa terapi por se ky problem ka të bëjë përshkak prokurimit të vonuar nga menaxhmenti i mëparshëm.

“Të gjitha procedurat në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfunduar në një kohë sa më të shkurtër, më vjen shumë keq që prokurimi është vonuar, është dashur të fillojë qysh në dhjetor nga menaxhmenti i mëparshëm” – tha Fatmir Mexhiti.

Unionit i Diabetikëve të RMV-së kërkon nga Ministria e Shëndetësisë ta përfundojë procedurën për ndryshimin e modelit të furnizimit respektivisht aparatet për matjen e sheqerit në gjak të hiqen nga procedura e tenderimit për furnizim me insulin dhe të jenë të kapshme në të gjitha barnatoret me çmime të definuara.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share