Britanikja “The Sun”: Shqipëria, “Maldivet” e pazbuluara të Europës

Tabloidi i njohur britanik “The Sun” është media botërore e radhës që i dedikon artikull rivierës shqiptare.

Në një shkrim të botuar së fundmi, “The Sun” e konsideron Shqipërinë si “Maldivet” e pazbuluara të Europës ku çmimet janë të lira.

“The Sun” shkruan për qarkun e Vlorës, që këtë vit ka njohur një rritje të numrit të pushuesve britanikë.

Tabloidi evidenton faktin se tashmë anglezët do ta kenë më të lehtë të udhëtojnë drejt Vlorës me aeroportin e ri që po ndërtohet dhe që do të hapet në Prill të 2024.

“Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare se cilat linja do të operojnë nga aeroporti, së fundmi Ryanair ka njoftuar 17 fluturime të reja nga Britania në Tiranë. Çmimet e fluturimeve mund të pësojnë rënie kur aeroporti i Vlorës të hapet vitin e ardhshëm”, shkruan The Sun.

Tabloidi britanik vlerëson edhe lagunën e Nartës, e pasur me lloje të ndryshme shpendësh.

Për artikullin e “The Sun” ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “gjigandi mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share