Skuadra e Shkupit sonte barazoi në arenën “TodorProeski “ me ekipin Hegelman 0-0, të Letonisë, por u kualifikua në raundin e dytë të UEFA Conferenc League falë fitores në ndeshjen e parë 5-0 në cilësinëe mysafirit.
Shkupi kishte dominin total edhe në këtë ndeshje kthyese por fati ishte në anën e ekipit mysafirë të cilën deri në fund nuk u mposhtën.
Megjithatë kualifikimi i ekipit Shkupi në raundin e dytë është më se e merituar dhe tani duhet të mendon për raundin e dytë.
Në raundin e dytë në UEFA Conferenc League ekipi i Shkupit do të përballet me skuadrën e njohur bullgare Levski. Ndeshja e parë do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Sofje më 3 gusht./KlanMacedonia/