Ylli francez rinis stërvitjen me PSG, drejtuesit parizienë bëjnë gati ofertën faraonike
Kylian Mbappe u ribashkua me ekipin e PSG që ka nisur fazën përgatitore, ndërsa javët e fundit ka pasur mosmarrëveshje me klubin sa i përket të ardhmes së lojtarit.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se nuk do ta lejojë që të ikë falas. Real Madridi është klubi që kërkon të firmosë me yllin francez.
Por sipas medias spanolle “Defencia Central”, parisienët do të luftojnë. Ata kanë bërë gati një ofertë faraonike për Mbappe, me vlerë 1 miliardë Euro.
Nëse lojtari firmos do të përfitojë shumën e çmendur, por ai do të jetë pjesë e parisienëve për të paktën 10 vitet e ardhshme. Kjo verë do të jetë e mbushur me dilema për Kilian Mbapen, i cili do të duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Klan News