NUHIU: MË VJEN MIRË QË PO KRIJOHET AI MENTALITET FITUES
Klubi i futbollit Shkëndija sot zhvillon ndeshjen kthyese të të raundit të parë të UEFA Europa Conference League përballë ekipit nga Uellsi Haverfordwest County AFC. Para ndeshjes në konferencën për shtyp folën shefi i stafit teknik Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Erald Çinari.
Ekipi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Conference League, klubi i futbollit Shkëndija, Në pritje të ndeshjes kthyese mbrëmë në stadiumin e qytetit në Kardif ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore. Trajneri Ardian Nuhiu para kësaj përballje para gazetarëve ka thënë se është i kënaqur pasi në ekip krijohet mentalitet fitues.
“Më vjen mirë që po krijohet ai mentalitet fitues, mënyra se si është zhvilluar takimi, skuadra realisht ka krijuar shumë, nuk do të ikim nga loja jonë, por ndeshjen e nesërme do ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Skuadra kundërshtare ka një formë në të cilën e zhvillon ndeshjen, ne kishim këto ditë për ta analizuar, është punuar me skuadrën të eliminohen mënyrat se si luajnë ata, do të mundohemi që ti lëmë pak të shprehen në fushë” – tha Ardian Nuhiu, trajner i KF Shkëndija.
Sulmuesi Erald Çinanri nga i cili pritet të realizoi gola, ka thënë kupat e Evropës janë motiv i veçantë pë çdo lojtar.
“Gjithsecili prej nesh është i përqendruar për të dhënë maksimumin, për të dhënë më të mirën e tij të mundshme që të arrijmë një rezultat pozitiv për ekipin, por edhe për veten, pasi që dihet se Kupat e Evropës shihen nga çdo anë“ – tha Erald Cinari, futbollist i KF Shkëndija.
Kujtojmë se nga ndeshja e parë që u zhvillua në Shkup, Shkëndija ka epërsi prej një goli, Ndeshja Haverfordwest County – Shkëndija, zhvillohet sonte me fillim në orën 20 :45, në “Cardiff City Stadium”, ndërsa drejtësin do ta ndaj arbitri islandez Ivar Orri Kristjánsson.