Sanksionet e SHBA-ve, Aggeler: Korrupsioni s’duhet të lejohet në asnjë formë

LLOGA: KAMÇEV ISHTE NJË NGA SPONSORËT PËR SHKATËRRIMIN E PSP-SË

Një ditë shpalljes së sanksioneve nga departmanti amerikan i thesarit, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Anxhela Aggeler ua bëri me dije institucioneve se në asnjë formë nuk duhet ta lejohet korrupsioni. Ministri i Drejtësisë, krenar lloga theksoi se sanksionet ndaj biznemsenit Kamçev kanë qenë të pritshme marrë parasysh faktin që Kamçev ishte një nga sponozorët e shaktaërrimit të Prokurorisë speciale publike.

Depertamenti amerikan i thesarit të mërkurën e vendosi në listën e sanksioneve biznismenit Jordan Orce Kamçev pas përfshirjes së tij në aktivitetet korruptive. Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Anxhela Aggeler tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vepron ndaj një personi kur ka fakte të forta ndaj tij dhe se si rrjedhojë po vijnë edhe sanksionet ndaj disa personave në Maqedoninë e Veriut. Aggeler u shpreh e prerë, korrupsioni nuk duhet të lejohet në asnjë formë.

“Gjyqësori, ose zyrtarët tjerë qeveritar këtu, nga ata varet nëse do të marrin veprime të tjera, ndërsa vendimet e tyre duhet të bazohen në ligjet e Maqedonisë së Veriut, por korrupsioni nuk duhet të lejohet në asnjë formë në këtë shtet. Ata që e kanë minuar sundimin e së drejtës për përfitime personale, në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja” – tha Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

E ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se ndjen keqardhje që organet gjyqësore nuk e shohin atë që e sheh çdo qytetar edhe pas futjes së Kamçevit në listën e zezë të SHBA-ve.

“Me z.Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa. Z. Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Më vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk e kanë parë dhe nuk vazhdojnë ta shohin atë me syrin të cilin e sheh edhe qytetari në vend” – tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Departamenti Amerikan i Thesarit gjithashtu kumtoi se Kamçev e ka përdorur ndikimin  e pasurisë së tij për të manipuluar gjyqsorin në vend për përfitime personale. Ambsadroja amerikane në Shkup, Aggeler tha se shumica e informacioneve bazë për personat dhe kompanitë që futen në të ashtuquajturën “listë e zezë” mblidhen nga Ekipi i Drejtësisë në Ambasadën në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share