Athina, prej 3 ditësh e rrethuar nga zjarret, Ekspertët: Atika rrezikon të shndërrohet në shkretëtirë

Zjarret që kanë rrethuar Athinën vazhdojnë me të njejtin intensitet të djegin banesa dhe pyje. Për të tretën ditë radhazi, qindra efektivë zjarrfikës po përpiqen të venë flakët nën kontroll që ushqehen nga vapa përvëluese mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e fuqishme. Flakët kanë përpirë zona të tëra të banuara, siç është rasti i Nea Zoisë në periferinë veriperëndimore të Athinës.

Vatrat në rajonin e Atikës janë aq të shumta sa ekipet zjarrfikëse e kanë të pamundur t’a menaxhojnë të vetëm situatën. Në ndihmë u ka ardhur ushtria, ndërsa ndihma ka premtuar edhe Bashkimi Europian.Në një intervistë për mediat greke, profesori Efthimios Lekas tha se Atika është në një situatë katastrofike nga djegia masive e pyjeve sa që rrezikon të shndërrohet në një shkretëtirë si Dubai.

Në të gjithë Greqinë janë aktive 123 vatra zjarri. Me zjarre masive po përballen akutalisht, Turqia dhe  përtej kontinentit, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Tv Klan

 

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share