Eminem surprizon fansat në koncertin e Ed Sheeran

Dyshja performuan së bashku dy hitet e Eminem si ‘Lose Yourself’ dhe ‘Stan’

Eminem ka surprizuar fansat në qytetin e tij të lindjes, Detroit, duke iu bashkuar koncertit të Ed Sheeran. Gjatë koncertit, Sheeran u tha fansave se do të performonte këngën hit të Eminem “Lose Yourself”.

Përveç kësaj kënge, Eminem dhe Ed Sheeren performuan edhe këngën hit të vitit 2000 “Stan”, ndërsa fansat duartrokisnin të emocionuar. Pas përfundimit të performancës, Eminem shprehu vlerësimet për publikun dhe qytetin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Sheeran dhe Eminem performojnë apo punojnë së bashku. Artistët kanë bashkëpunuar edhe për këngë të tilla si “Remember the Name”, “River” dhe “Those Kinda Nights”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share