Bruksel: Të mërkurën takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

TEMË KRYESORE ZBATIMI I MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

Të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se temë kryesore e takimit të Lacakut me krynegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

“Nesër, Miroslav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kundër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës” – tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Këshilltari i Bislimit Klisman Kadiu e ka konfirmuar pjesëmarrjen e zv,kryeministrit në këtë takim.

Në vazhdimësi po dëshmojmë gatishmërinë tonë për deeskalim, sic e dëshmoi edhe arritja e pajtueshmërisë në Bratisllavë. Fokusi I përgjithshëm është në zbatimin e marrëveshjeve dhe planit të sekuencimit I cili duhet të jetë I drejtë I barabartë dhe i zbatuar në plotni.

Një ditë më parë në Kretë të Greqisë Lajcak ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Ish kryeministri Avdullah Hoti I ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Ëashington e jo nëpër skuta e hotele të plazheve.

Javën e kaluar në një takim që ka zhvilluar kryenegociatori Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së Lajcak janë pajtuar për hapat që do të ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri e që sipas palës kosovare krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share