Qeveria ruse ka deklaruar se ura që lidh Rusinë me Krimenë është rihapur pjesërisht një ditë pasi u sulmua.
Duke postuar një video që tregon makinat që kalojnë urën gjatë natës, Zëvendëskryeministri Marat Khusnullin tha se shpresonte se të dy anët e korsisë mund të rikthehen në funksionim nga mesi i Shtatorit.
Për sulmin, Rusia fajësoi dronët të nisur nga Ukraina. Duke dënuar sulmin në urë si një akt terrorizmi kundër një lidhjeje të rëndësishme transporti, presidenti rus Vladimir Putin u zotua se ushtria ruse do të përgjigjet.
Nga ana tjetër, forcat ajrore të Ukrainës kanë paralajmëruar për sulme me dronë gjatë natës nga Rusia në Odesa dhe qytete të tjera jugore.
Për shkak të sulmit në urë, një çift pushuesish u vranë dhe vajza e tyre u plagos.
Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, territori ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014 pas një referendumi të panjohur ndërkombëtarisht.
Ukraina nuk ka deklaruar zyrtarisht se qëndron ajo pas sulmit, por një burim në shërbimin e sigurisë ukrainase tha për BBC Russian se ata ishin pas ngjarjes dhe se për ta kryer atë ishin përdorur dronë me bazë uji. Deri më tani, BBC nuk ka parë asnjë provë vizuale për të konfirmuar këtë informacion të ardhur nga burime./tvklan.al