Reagimet për ndarjen nga jeta të aktores, Jane Birkin

Jane Birkin poses for photographers at the photo call for the film ‘Jane By Charlotte’ at the 74th international film festival, Cannes, southern France, Thursday, July 8, 2021. (AP Photo/Brynn Anderson)

Presidenti Emmaneul Macron e cilësoi Birkin një ikonë të artit francez

Të shumta kanë qenë reagimet për ndarjen nga jeta të aktores dhe këngëtares, Jane Birkin. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi një ikonë të artit francez.

“Për shkak se ajo mishëronte lirinë, sepse këndoi fjalët më të bukura të gjuhës sonë, Jane Birkin ishte një ikonë e Francës. Një artiste e kompletuar, zëri i saj ishte sa i ëmbël, aq edhe i ngrohtë. Ajo ka lënë pas këngë dhe një imazh që do të mbeten me ne.”

Përveç këngës dhe roleve në dhjetra filma, ajo ishte një figurë e dashur në mesin e francezëve dhe kjo për shkak të luftës së saj për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT.

Unë mendoj se njerëzit janë shumë të trishtuar që ajo është ndare nga jeta. Ajo do t’i mungojë Francës dhe do të mbetet gjithnjë një angleze shumë e dashur nga francezët.”

Jane Mallory Birkin lindi në Londër në Dhjetor 1946, vajza e aktores britanike, Judy Campbell dhe komandantit të Marinës Mbretërore, David Birkin.

Ajo u ngjit për herë të parë në skenë në moshën 17-vjeçare. Në 1965, ajo u shfaq në muzikalin “Passion Floëer Hotel” nga dirigjenti dhe kompozitori John Barry, me të cilin u martua më vonë. Martesa mes dyshes do të përfundonte në fund të viteve 1960.

Aktorja u komentua jo vetëm për jetën private, por edhe për theksin britanik kur fliste frëngjisht. Shumë prej kritikëve te artit thonë se ajo e bëri qëllimisht këtë për t’u identifikaur.

Birkin e cila vuajti së fundmi nga problemet shëndetësore ndërroi jetë në moshën76-vjeçare në Paris. Ajo la pas dy vajza.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share