“Natë vere” – Filloi emisioni më i ri në Klan Macedonia

Nga mbrëmja e sotme në ekranin e Televizionit Klan Macedonia filloi emisioni “Natë vere” me gazetaren Fjolla Telai.

“Natë vere” do të sjell atmosferën nga aktivitetet dhe ngjarjet kryesore që do ta shënojnë këtë sezon veror në vend e jo vetëm. Për një muaj rresht në “Natë vere” do të jenë të ftuar figurat më të shquara të jetës publike me rrëfimet e tyre të veçanta.

Emisioni “Natë vere” do të shfaqet nga e hëna në të premten prej orës 20:30.

Mysafiri i parë i këtij emisioni është kompozitori, poeti, gazetari dhe moderatori i njohur i spektaklit, Avni Qahili./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share