“Nuk shkojmë në shtëpi” – Mexhiti: Do ta bëjmë Lëvizjen e Re Demokratike

Njëri nga drejtuesit e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, ish funksionar i lartë i BDI-së, deputeti Izet Mexhiti paralajmëroi sot lëvizje të re politike, që sipas asaj që promovohet edhe nga vetë ai, mund të quhet Lëvizja e re Demokratike, përcjell KlanM.

Betejën politike, Mexhiti dhe përkrahësit e tij do ta vazhdojnë me një subjket të ri politik, që sipas tij, synon të mbledhë bashkë krejt faktorin opozitar.

“Vendosëm që të mos shkojmë në shtëpi, por të bëjmë lëvizjen e re politike. Të bëjmë Lëvizjen e re demokratike duke iu bërë apel të gjithë intelektualëve, të gjithë atyre që duan të kontribuojnë, të gjithë atyre që e kërkojnë votën dhe duan të jenë shërbëtor i qytetarit dhe interesit qytetar, derën çelur do ta kenë në Lëvizjen e Re Demokratike”, deklaroi Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share