Ish nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti deklaroi sot se ish partia e tij është e kapur, përcjell KlanM. Sipas tij, ai dhe grupi i tij kanë bërë maksimumin që problemet t’i zgjedhin brenda organeve partiake, por udhëheqësia e partisë ua ka pamundësuar këtë. Ai kundërshtoi edhe procesin e zgjedhjeve brendapartiake në BDi, duke e quajtur si “cirk”.
“Ne dhamë një propozim, pra fraksionin si vlerë e shtuar e BDI-së, vlerë europiane, mirëpo fatkeqësisht u pa që BDI-ja është e kapur. BDI nuk e pranoi as çështjen e fraksionit dhe gjithë ata që patën mendimin ndryshe, të gjithë ata që patën guximin për ta ngritur zërin, ata që komunikon me votuesin, me qytetarët, u diferencuan si në kohën e monizmit, u shkarkuan nga pozicionet qeveritare, partiake dhe u rrumbullakësuar me cirkun e zgjedhjeve të kryetarëve të rinj të degëve. Me këtë u mbyll krejtësisht BDI për strukturat, për themeluesit, për kontribuesit. Ne sot konstatuam se dëshira e tyre ishte që të na përjashtojë krejtësisht dhe e miratuam këtë”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti njoftoi se nga ky moment japin dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda BDI-së/KlanMacedonia