Arrestohet një person nga Gostivari pasi sulmoi nënën e tij

Dje (16-korrik) në mbrëmje rreth orës 22:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB-Gostivar kanë ndaluar 43-vjeçarin Zh.S. nga Gostivari, i cili më parë ishte denoncuar nga nëna e tij 66-vjeçare, se është sulmuar fizikisht dhe se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar” – thuhet në raportin e SPB Tetovë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share