Mbi 110 milionë amerikanë janë nën paralajmërim
I nxehti ekstrem arrin kulmin në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Temperatura në Death Valley, kapi shiftën e 56 gradë Celsius duke thyer rekordin e vitit 1913.
Turistë nga e gjithë bota u dyndën në Luginën e Vdekjes për të bërë një foto pranë ekranit dixhital ku temperatura shënoi 56 gradë Celsius.
“Lugina e Vdekjes padyshim po bëhet më e nxehtë çdo verë. Ne jemi gjithmonë duke thyer rekorde të nxehtësisë dhe nga këtu do të vazhdojë të bëhet më e nxehtë. Në fakt, përgjatë dhjetë viteve të fundit shtatë verëra radhazi tepër të nxehta janë shënuar Death Valley”.
Disa vizitorë e panë nxehtësinë ekstreme si një paralajmërues se ndryshimet klimatike po intensifikohen. Sipas ekspertëve, temperatura në vendin më të nxehtë në glob mund të arrijë në vitet e ardhshme edhe 60 gradë Celsius.
Rekordet e temperaturës sipas meterologëve pritet të thyen në 38 qytete. Në Las Vegas, vala e fortë e të nxehtit ka thyer një tjetër rekord temperature duke arritur në 47.2C. Mbi 110 milionë amerikanë janë nën paralajmërim për të nxehtin ekstrem.
Kushtet e rrezikshme të nxehtësisë vazhduan në të gjithë shtetin e Teksasit. Qindra njerëz u mblodhën në pishinën Barton Springs në Austin, Teksas, ndërsa në San Antonio, fëmijët luanin në shatërvanët publikë të qytetit.
Ndërkaq në Phoenix, Arizona, temperaturat kanë arritur në 43 gradë Celsius dhe sipas meterologëve pritet të mbetet e tillë për 17 ditë.
Nga ana tjetër disa pjesë të shteteve verilindore të SHBA-së janë përfshirë nga përmbytjet. Rrugët u bënë të pakalueshme ndërsa në disa zona raportohet edhe për rrëshqitje dheu.
Klan News