Bebe Rexha thuhet se është lënë nga i dashuri i saj, për shkak të shtimit në peshë?

Marrëdhënia e Bebe Rexhës me kinematografin Keyan Safyari u duk se ishte në shembje pasi këngëtarja ndau atë që besohet të jetë një mesazh nga Safyari që kritikonte pamjen e saj.

Këngëtarja 33-vjeçare e postoi fillimisht foton në Instagram Stories dhe më pas e njëjta u postua nga Pop Crave.

Në mesazhin drejtuar artistes së nominuar për çmimin “Grammy”, një person që supozohej se ishte Safyari i tha asaj: “Ti shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”.

Në mesazhin vazhdues drejtuar Bebe Rexhës, emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, personi që besohet të jetë Safyari ka thënë: “Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thash sa e bukur je dhe sa te kam dashur”.

“Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se po”.

Në mesazhin e gjatë, Safyari dyshohet se ka thënë: “Hajde, unë shtova tre kilogramë dhe më quajtët topolak dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqeni të gjeni arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë”.

“Nëse je i pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja”, vazhdonte mesazhi.

Personi që besohet të jetë Safyari i tha Rexhës – e cila ka qenë e sinqertë në të kaluarën për çështjet e pozitivitetit të trupit – në mesazh se ajo nuk duhet ta përdorë çështjen e pamjes ‘për të armatosur’ zemërimin, ankthin apo pasiguritë e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share