Vdes këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin

Jane Birkin, këngëtarja dhe aktorja britanike, ikonë e modës në Francë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Birkin ka vuajtur së fundi nga problemet shëndetësore, prandaj edhe i pati anuluar koncertet. Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur. Birkin i ka prekur majat e suksesit ndërkohë që ka kaluar nëpër një marrëdhënie turbulente me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg.

Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez. Shumë e kanë përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve 1970. In 1984, Hermes dizenjoi një çantë me emrin e saj, dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë. Reagimet për vdekjen e Birkinit kanë qenë të shpejta.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e ka përshkruar atë si “ikonë të paharrueshme, me zë unik dhe sharm”, e cila “me muzikën dhe talentin e saj do të jetojë me gjenerata”./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share