Mbi 100 mijë persona protestuan në rrugët Tel Aviv për të 28 javë radhazi kundër nismës së qeverisë për ndërhyrjen në sistemin gjyqësor.
“Jemi bërë pjesë e kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme. Njerëzit vijnë këtu jo për protestë të dhunshme, por për të shpëtuar demokracinë dhe që qeveria të marrë mesazhin e qartë”.
Protestuesit mbajnë një flamur të madh izraelit me fjalën SOS të shkruar mbi të. Të tjerët u panë duke valëvitur flamujt palestinezë dhe duke mbajtur një pankartë ku shkruhej ‘pushtimi vret’.
Kritikët kanë frikë se plani i rishikimit gjyqësor synon të frenojë pavarësinë e gjykatës nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është në gjyq për akuzat për korrupsion. Por vetë ai i mohon, duke shtuar se reformat do të balancojnë strukturat e qeverisë.
Tv Klan