“Malware”, shenjat që tregojnë se telefoni juaj është infektuar nga virusi

Pavarësisht se çfarë pajisje përdorni, nuk ka siguri të plotë dhe ekziston gjithmonë mundësia që kompjuteri, tableti ose telefoni juaj të infektohen me ndonjë softuer keqdashës, shkruan TechoNews.

Në përgjithësi konsiderohet se telefonat Apple janë më të sigurt se Android, kështu që të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Google këshillohen të përdorin dyqanin zyrtar të aplikacioneve të Play Store të Googleit, në vend të dyqane të jashtme të aplikacioneve, megjithëse nuk është garanci për sigurinë e plotë.

Nëse telefoni juaj befas fillon të sillet në mënyrë të çuditshme, pra vëreni ndryshime në të, ekziston mundësia që ai të jetë i infektuar me malware, një lloj virusi. Në Business Insider, ata përshkruan gjashtë shenjat më të zakonshme që Androidi juaj mund të jetë i infektuar me malware.

Kontaktet tuaja marrin mesazhe spam nga llogaria juaj – nëse miqtë tuaj papritmas fillojnë të marrin mesazhe të padëshiruara që nuk i keni dërguar, ekziston mundësia që në telefonin tuaj të keni malware që ju kanë “rrëmbyer” emailin dhe po dërgojnë mesazhe prej tij.

Reklamat pop-up – reklamat që shfaqen në ekranin e telefonit tuaj janë gjithashtu një shenjë se keni softuer të padëshiruar në pajisjet tuaja. Është një lloj malware i quajtur adware që është krijuar për t’u shfaqur përdoruesve reklama të shumta.

Aplikacione të panjohura të instaluara në telefon – shfaqja e ikonave të aplikacioneve të panjohura, atyre që nuk i keni instaluar në pajisjet tuaja, është një tjetër shenjë e infeksionit të mundshëm të malware, sepse ka shumë mundësi që të ketë qenë softuer keqdashës që i ka instaluar ato.

Harxhimi i shpejtë i baterisë – duke pasur parasysh se malware mund të ekzekutojë shumë procese në sfond, kjo do të ndikojë gjithashtu në jetëgjatësinë e baterisë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje ngrohjes së telefonit në situatat kur nuk e përdorni për disa aktivitete me procesor intensiv.

Rritja e konsumit të të dhënave – kjo është një tjetër shenjë e një infeksioni të mundshëm malware, pasi malware mund të përdorë të dhënat pa dijeninë e përdoruesit për shkarkimin e aplikacioneve, dërgimi i të dhënave nga telefoni, etj.

Në Business Insider, këshillojnë disa zgjidhje për këtë problem. E para është pastrimi i cacheit, sepse malware shpesh sulmon shfletuesin e Internetit, kështu që pastrimi i cacheit mund ta heqë atë nga memoria.

Gjithashtu, këshillohet gjithmonë aktivizimi i Play Protect, një mjet falas antimalware që kontrollon sigurinë e aplikacioneve, si dhe përdorimin e softuerëve të tjerë antimalware.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share