Maqedonia e Veriut dhe Serbia sot do të promovojnë sistemin e integruar elektronik për pagesën e taksës rrugore

Shkupi dhe Beogradi vazhdojnë me “Open Ballkan”, Kovaçevski dhe Bërnabiç sot promovuan projektin e përbashkët

Ky sistem i përbashkët që është projekt i “Ballkanit të Hapur” do të jetë i promovuar sot në pikën e pagesës rrugore Preshevë, e cila do të shërbejë si pikë shitëse mobile.

Në këtë ceremoni ishin kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Ana Bërnabiç, por edhe ministrat e transportit dhe lidhjeve të Serbisë dhe RMV-së, Goran Vesiq dhe Bllagoj Boçvarski, pjesë e delegacionit janë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski si dhe drejtori i ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Ejup Rrustemi.

Ky sistem i përbashkët i njohur si ENP u promovua vitin e kaluar në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër nga Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

Përmes këtij sistemi mundësohet pagesë elektronike nëpër pikat e pagesave rrugore, që vetëm me një TAG paguhet taksa e rrugës në vendet tjera, pa ndaluar apo blerë biletë shtesë. Pra ju nëse paguani në hyrje të Serbisë dhe vendosni sistemin apo pajisjen ENP në makinën tuaj, atëherë ai do të jetë funksional dhe ju nuk duhet të ndaloni në asnjë pikë të pagesës rrugore si në Serbi, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Me këtë sistem mundësohet evitimi i pritjeve dhe kolonave edhe nëpër pikat e pagesës rrugore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share