Makina e yllit të futbollit u fut kur semafori ishte i kuq, por përplasja u shmang
Transferimi i Lionel Messi-t në Miami ka rezervuar të papritura! Interesimi është i madh nga fansat për yllin argjentinas, që për pak sa nuk u përplas me një automjet tjetër teksa ishte duke drejtuar mjetin në Fort Lauderdale të Floridës.
Futbollisti po shoqërohej nga policia, por makina e tij shkoi drejt e në një kryqëzim. Pamjet e tyre tregojnë një makinë të bardhë duke lëvizur nëpër semaforë, me dy makinat e patrullës që ndjekin dhe shmangin përplasjet e shumta ndërsa hynin në korsinë e jashtme.
Automjeti më pas u kthye majtas siç ishte menduar dhe policia vazhdoi të ndiqte dhe drejtuesit e tjerë më pas vazhduan me udhëtimin e tyre.
Sipas gazetës sportive spanjolle Marca, nuk ka informacione që në timon ishte 36-vjeçari.
Messi ka nsiur normalisht jetën në SHBA. Ai është parë duke bërë blerjet në supermarket. Por nisur nga popullariteti që ka, futbollisti ka tërhequr vëmendjen e fansave, që kanë dashur të bëjnë foto me të.
Në një video në rrjetet sociale, lojtari i kërkon bashkëshortes Antonelës çelësat e makinës dhe vendos ta presë atë aty.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet të debutojë në Kupën e Ligave më 21 Korrik kundër meksikanëve Cruz Azul.
Klan News