Gazeta greke: Autorët e vrasjes ishin me motoçikletë – viktima është nga Shkupi

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit, përcjell KlanM.

Sipas informacioneve të para, siç përcjell KlanM, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotit dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, informon gazeta greke protothema.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët mësohet se ishin me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë një 39-vjeçar, i cili është një biznesmen, pronar i një kazinoje në Shkup, ndërsa mbeti i plagosur një shoku i tij 45-vjeçar, i shtruar në spitalin e Poligiros. Burimet raportojnë se tre muaj më parë ishte vrarë edhe një shok i viktimës.

Rasti është duke u hetuar nga policia./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share