Dua Lipa e mrekullueshme në premierën e filmit “The Barbie”

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ka marrë pjesë në premierën kryesore të filmit “The Barbie” në Los Angeles.

Lipa është pjesë e kastit të filmit ku e luan rolin e një barbie sirenë.

Në paraqitjen e saj në tepihun e kuq ajo është dukur e mrekullueshme, pasi e pati të veshur një fustan me gurë dhe që i vihte në pah format e saj trupore, shkruan Billboard.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share