Me 117 vota pro, Kuvendi aprovoi këtë të Premte kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij. Tashmë, Kuvendi ka dorëzuar te Prokuroria e Posaçme autorizimin për heqjen e lirisë së Ahmetajt.
Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm votuan pro.
Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqje.
Për këtë çështje pritet që Kryeministri Edi Rama të flasë sot në orën 18:30./tvklan.al