Rita lanson albumin e ri, Taika Waititi e uron në shqip

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, edhe një herë tjetër ka treguar se sa i dedikuar është.

Ai madje duket se po mëson edhe gjuhën amëtare të këngëtares me famë botërore, e që është gjuha shqipe.
Rita ka lansuar albumin e saj të ri “You & I” dhe urimi i Taikas ishte në gjuhën shqipe, raporton Indeksonline.

Ai madje e ka quajtur Ritën edhe “Zog”, një nofkë kjo e njohur për artisten.

“Urime Zog. Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua” ka shkruar mes të tjerash Taika.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share