LK: Shkëndija dhe Shkupi nisën me fitore garat Evropiane

SHKËNDIJA ME FITORE MINIMALE, SHKUPI 5 GOLA SI MYSAFIRË

Shkëndija dhe Shkupi kanë shënuar  fitore në ndeshjet e raundit të pare kualifikues të Ligës së Konferencës. Shkëndija shënoi fitore në ndeshjen e 50-të jubilare në garat evropiane kundër Haverfordvest County AFC, ndërsa Shkupi shënoi fitore të thellë kundër Hegellmanme në transfertë. Ndeshjet thyese  zhvillohen më 20 korrik.

Trajneri i skuadrës tetovare Ardian Nuhiu, në press konferencën zyrtare theksoi se në këto kompeticione të garave nuk ka kundërshtarë të dobët. Ishte i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve.

Pamë një kundërshtarë i cili ishte shumë i disiplinuar. Shumë pak na la hapësira dhe kishte ide të qarta, u mbronte dhe po kërkonte kundërsulme që të na ndëshkojë. Krijuam mjaft raste, realisht me pak fat ndoshta mund të shënonim edhe ndonjë gol por unë jam i kënaqur me performancën e djemve  sepse është ndeshja e parë dhe në këto nivele të krijosh aq shumë raste, ndoshta thjesht mungoi fati” – tha Ardian Nuhiu.

FC Shkupi kthehet me fitore të thellë kundër Hegelman në Kaunas, ku shkëlqyeu Cephas me 4 gola të shënuar. Pas ndeshjas trajneri Xhihat Arslan ka uruar lojtarët për disiplinën e treguar .

 “Sigurisht  se nuk e kemi pritur një fitore kaq të lartë, por kemi punuar për atë dhe duhet thënë se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare, ndërsa Hegelmann deri më tani ka luajtur më shumë se 20 ndeshje zyrtare, por disiplina në fushë dhe golat që erdhën në kohë shumë të mirë dhe futbollistin e veçantë që kemi në ekip, e në veçanti disiplina e lojtarëve” – deklaroi Cihat Arslan, trajner i FC Shkupit.

Ndeshjet kthyese të raundit të pare do të zhvillohen më 20 korrik.  Ndeshja Haverfordvest-Shkëndija në “Cardiff City Stadium” të Kardifit me fillim në ora 20:45. Ndeshja Shkupi – Hegelmann, zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share