Prokuroria e Prishtinës nis hetimet për dhunën në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka iniciuar hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e bënë të ditur nga vetë Prokuroria përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë ttë gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”. /klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share